Ballina Vendi Mashtronin evropianë për të investuar në bursa fiktive, 5 punonjës të Call...

Mashtronin evropianë për të investuar në bursa fiktive, 5 punonjës të Call Center në pranga, mes tyre dhe një 70-vjeçar.

1

TIRANË

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 persona, mes tyre dhe një 70-vjeçar.

Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Devices”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Gertin Qinami, 50 vjeç, Bajram Hoxha, 28 vjeç, Aldo Margjoni, 36 vjeç, Saimir Lita, 70 vjeç dhe Francesco Cecere, 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.