Ballina Vendi Mashtroje disa shtetas, duke i premtuar pune me dokumenta te rregullta ...

Mashtroje disa shtetas, duke i premtuar pune me dokumenta te rregullta në Gjermani dhe i shfrytëzojë pa pagesë,shpallet në kërkim 46 vjeçari nga Fieri

1

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.