Ballina Rajoni Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, qeveria shpall 3...

Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, qeveria shpall 3 ditë zie

1

Vuk Boriloviq nga Cetinja dje ka vrarë dhjetë bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës. Autoritetet thonë se ende po përcaktojnë pse 34-vjeçari vendosi të kryejë atë “akt të urryer” dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e viktimave.

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, Qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike. Në përputhje me vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike. Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.

“Me rastin e një ngjarje tragjike të paregjistruar, e cila ka rezultuar me humbjen e jetës së qytetarëve malazezë, Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në vendim. /Abcnews.al/