Ballina Kuriozitete Marsi hyn në Luan, zbuloni cilat shenja do të kenë një fillim...

Marsi hyn në Luan, zbuloni cilat shenja do të kenë një fillim të ri të mrekullueshëm

0

Më në fund po i largohemi plotësisht energjisë së prapavijës së Mërkurit dhe lidhjeve tranzitore planetare të cilat kanë sjellë konflikt dhe debate për shumë nga shenjat e zodiakut. Marsi hyn në Luan në 22 maj dhe do të qëndrojë aty për një javë të plotë. Kështu, përgjatë këtyre ditëve pritet fat i mbarë në fushën e biznesit, komunikimit dhe dashurisë. Për pjesën më të madhe të njerëzve, Marsi luftarak ndikon duke sjellë agresivitet, por kësaj here ai vjen me lajme të mrekullueshme. Këshilla e përgjithshme është të bashkoni forcat me një aleat nëse doni të merrni frytet e para të biznesit tuaj. Sa i përket romancës, do të jetë periudha perfekte për të takuar njerëz të rinj interesantë, ndaj qëndroni me mendje e zemër të hapur. Në vijim do t’ju tregojmë cilat janë 3 shenjat më me fat dhe më të prekura nga tranzioni i Marsit në Luan.

LUANI: Duke qenë se Marsi do të hyjë zyrtarisht në shenjën tuaj të diellit, do të jeni në elementin tuaj. Ju duket sikur gjendeni në qendër të vëmendjes, jeni me vetëbesim dhe me shumë energji. Këto janë ditët më të mira për të manifestuar gjërat që doni të arrini. Planeti i pasionit dhe agresionit do t’ju japë qartësi në mënyrë që të përballeni me konkurrentët dhe “armiqtë” e fshehtë në karrierë. Çfarëdolloj taktike që ata do të përdorin që të kenë avantazh nuk do të funksionojë, pasi çdo lëvizje që do të bëni do të jetë e llogaritur dhe e mirë menduar. Nga ana tjetër, ju do të jeni dhe nën ndikimin e Hënës e cila do t’ju bëjë të jeni shumë kokëfortë e të mos bëni kompromise. Në familje, influenca e saj nuk do të jetë shumë pozitive pasi mund të ndezë debate, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Parashikohet se rreth dates 23 ose 24 maj mund të takoheni me një individ tërheqës i cili do t’ju bëjë të futeni sërish në lojë. Megjithatë ky takim pritet të mos sjellë asnjë shkëndijë afatgjatë duke qenë se personi tjetër është krejtësisht i ndryshëm nga ju dhe nuk ndani të njëjtin botëkuptim. Nëse një marrëdhënie afatshkurtër është ajo që keni nevojë këto kohë, mund t’i jepni një shanc. Luanët të cilët janë në një lidhje ose të martuar duhet të tregohen paksa më spontanë dhe të krijojnë një atmosferë romantike. Fundava shihet shumë favorizuese.

GAFORRJA: Ditët e ardhshme do të jenë më emocionale se zakonisht, por kjo nuk është diçka e keqe Gaforre. Prej disa kohësh keni qenë të ngarkuar dhe mund të keni pasur shpërthime intensive të cilat kanë ndezur konflikte të forta me eprorët ose familjarët. Tani do të vini re se do të çliroheni dhe do të keni mundësinë të kuptoni më mirë botën tuaj shpirtërore dhe arsyet përse keni qenë në tension konstant. Hëna, e cila gjithmonë influencon shenjën tuaj pavarësisht tranziteve të rastësishme, do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me partnerin, duke sjellë pak romanticitet në marrëdhënie. Beqarët nga ana tjetër do gjejnë guximin të shprehin ndenjat e tyre të vërteta duke u treguar të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë efekti i Hënës nuk shihet plotësisht favorizues duke qenë se ajo do të krijojë një lidhje me asteroidin Chiron dhe Plutonin. Nuk do të keni asnjë problem nëse qëllimi juaj nuk është manipulimi i në situate në vendin e punës. Qëndroni larg thashethemeve dhe zërave që qarkullojnë nga kolegët, pasi në të kundërt të gjithë do t’ju kthehen kundër. Ditët në vijim shihen fantastike sa i përket daljeve aventuriere me miqtë dhe kohës që mund të kaloni me nënën tuaj. Prej saj mund të merrni disa këshilla të vyera të cilat do t’ju ndihmojnë në vijim.

VIRGJËRESHA: Virgjëresha, nëse keni pasur debate me prindërit tuaj, këto janë ditët perfekte që të kërkoni falje dhe t’i surprizoni me një dhuratë. Mund të ndiheni se familjarët kanë qenë më të rreptë se zakonisht dhe nuk i keni mirëpritur këshillat e tyre. Duhet të kuptoni se qëllimi i tyre ka qenë i mirë dhe jo që t’ju ulë vetëbesimin. Prej disa kohësh keni pasur probleme me komunikimin dhe mund të jeni treguar të vrazhdë e të pamëshirshëm. Lidhja mes Ceres dhe Mërkurit do t’ju lehtësojë këtë sektor dhe do të nxjerrë në sipërfaqe arsyet e vërteta përse situata ka përfunduar në një mënyrë ose në një tjetër. Ka ardhur momenti të tregoni këndvështrimin tuaj në mënyrë logjike dhe të pjekur. Vetëm kështu do të vini re se do të merrni mbështetjen për të cilën keni nevojë. Mos harroni se keni nevojë për suport dhe jo aprovim. Duke qenë se gjatë prapavijës së Mërkurit dhe Plutonit, mund të keni pasur ulje-ngritje me vetëvlerësimin, keni pritur konfirmimin e të tjerëve në mënyrë që të merrnit vendime. Marsi do t’ju ndihmojë nga ky aspekt duke ju dhënë forcë dhe gjakftohtësi. Gjatë fundjavës mund të takoni një person interesant i cili do të tërheqë vëmendjen tuaj. Ne ju këshillojmë t’i jepni një mundësi kësaj njohjeje spontane pasi mund të surprizoheni.