Ballina Lajme Marrin me forcë në makinë tre adoleshentë, mes tyre një vajzë dhe...

Marrin me forcë në makinë tre adoleshentë, mes tyre një vajzë dhe i dhunojnë, arrestohen tre të rinjtë në Cërrik.

1

Vihen në pranga tre të rinj në Cërrik, pasi kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar tre adoleshentë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit Klodjan Xhavari, 22 vjeç, Diamant Pupuleku, 25 vjeç dhe Gurali Shkoza, 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin për motive të dobëta e xhelozie kanë marrë me forcë në automjet tre adoleshentë, ndërmjet tyre një femër (15-16 vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.