tvkombi
tvkombi

Marrëdhënie seksuale me dhunë me adoleshenten, arrestohet 21 vjeçari në Elbasan

Vendi

Publikuar ne:10:53 - 29/03/2022

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan ku i riu me iniciale K.T, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi  dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju sugjerojmë