Ballina Lajme Makina përplaset me motorin në aksin rrugor Elbasan-Belsh, plagoset 32-vjeçarja.

Makina përplaset me motorin në aksin rrugor Elbasan-Belsh, plagoset 32-vjeçarja.

1

Një aksident ka ndodhur pasdirten e sotme në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin “Kajan”.

Policia bën me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues B. K. 73 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, 32-vjeçarja e identifikuar si V. K.

Kjo e fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.