Ballina Vendi Makina përplas të miturin në Vlorë

Makina përplas të miturin në Vlorë

1

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Panaja, Vlorë.

Një automjet tip “Fiat” ka aksidentuar një të mitur 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendgjarja.

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është nisur menjëherë në spitalin e Vlorës dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (noa.al/M.D)