Peqin- Këto janë pamjet nga aksidenti fatal që ndodhi në një kthesë të fortë në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Bishqem. Dy automjete, një me targa maqedonase dhe një me targa shqiptare u përplasën fort mes tyre ku për pasojë humbi jetën një vajzë 8-vjeçare.
Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit.
Nga përplasja mjeti maqedonas hipi mbi barrierat mbrojtëse.
Gjithshtu nga përplasja kanë mbetur të lënduar 5 persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila dha ndihmën e parë dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave, një parakalim i gabuar dhe moti me lagështi.