Ballina Lajme Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona në...

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona në Lezhë

0

Një aksident ka ndodhur në Ungrej të Lezhës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Makina ka dalë nga rruga pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.

Sakaq 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.