Madonna ka shtyrë turneun e saj për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan këngëtaren të qëndrojë për disa ditë në terapi intensive.
Lajmi është bërë me dije nga menaxheri i saj, Guy Oseary, i cili tha se Madonna ishe sëmurë nga një inefeksion serioz bakterial.
“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin edhe turneun. Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re të fillimit të turneut dhe për shfaqjet e riplanifikuara“, tha ai.
64-vjeçarja do të niste turneun e saj botëror “Celebration”, për të shënuar 40 vjetorin e karrierës së saj muzikore, më 15 korrik.
Vetëm një javë më parë Madonna ndau një seri imazhesh të cilat dukej se e shfaqnin atë në prova me 18.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram, me mbishkrimin “The Calm Before The Storm” (Qetësia para stuhisë)
/rtsh.al/