Ballina Bota Macron përgëzon Netanyahun për fitoren në Izrael, kërkon “forcim” të marrëdhënieve midis...

    Macron përgëzon Netanyahun për fitoren në Izrael, kërkon “forcim” të marrëdhënieve midis dy vendeve

    1

    Presidenti francez, Emanuel Telefonoi sot Benjamin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e Izraelit, në të cilat fitoi shumicën e mandateve së bashku me aleatët e tij të krahut të djathtë.

    Sapo telefonova Benjamin Netanyahun për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje. Ne ndajmë të njëjtën dëshirë për të forcuar lidhjet tashmë të forta midis Izraelit dhe Francës”, është shprehur Macron për bisedën e tij me kryeministrim izraelit.

    Me mbi 90 % të votave të numëruara nga zgjedhjet e së martës, NetanYahu së bashku me aleatët e tij siguruan 65 nga 120 mandate.

    73-vjeçari do të zëvendësojë, Yair Lapid, i cili një vit më parë u vendos në krye të qeverisë izraelite duke i dhënë fund qeverisjes prej 12 vitesh të NetanYahut.

    Aktualisht Netanyahu është në një procese gjyqësor për ryshfet, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës, akuza që ai i mohon.
    Netanyahu është një mbështetës të ndërtimeve Izraelite në Bregun Perëndimor, i pushtuar që nga lufta e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Vendbanimet atje konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse tel Aviv ka një qendrim tjetër në lidhje me këtë.

    73 vjeçare ka kundërshtuar krijimin e banesave palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, një propozim i mbështetur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë administratën e Bidenit në SHBA. Këto ishin zgjedhjet e pesta në Izrael në më pak se katër vitesh./abcnews.al/