Ballina Bota Macron përfundon bisedën telefonike me Putin: Situata në Mariupol kritike, të respektohet...

    Macron përfundon bisedën telefonike me Putin: Situata në Mariupol kritike, të respektohet armëpushimi

    1

    Presidenti francez Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin , e cila ka zgjatur më shumë se një orë.

    Macron gjatë kësaj bisedë me Putin, i ka bërë të qartë se situata në Mariupol është shqetësuese dhe qyteti ukrainas vijon të goditet nga raketat ruse.

    CNN shkruan se gjithashtu Macron i ka kërkuar Putin të marrë masa konkrete për heqjen e rrethimit të Mariupol, lejimin e aksesit humanitar dhe respektimin e  menjëhershëm të armëpushimit.

    Ndërkohë nga ana tjetër Putin ka shmangur përgjegjësinë ër luftën në Ukrainë.