Ballina Vendi Lushnje/ Taulant Balla ndjek nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin...

Lushnje/ Taulant Balla ndjek nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e terreneve sportive të stadiumit “Roza Haxhiu”

1

Lushnje, Balla ndjek nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e terreneve sportive të stadiumit “Roza Haxhiu” Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë inspektuar sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e stadiumit “Roza Haxhiu”. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shprehet se shtrimi me tapet në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, është pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet. Sipas Ballës puna do vijojë pa ndërprerje deri në modernizimin e plotë të stadiumit të Lushnjes. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër punën që po kryhet për shtrimin e tapetit në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet.