Ballina Vendi Lushnje/Balla viziton nga afër kompaninë e eksportit të perimeve: Exportet janë rritur...

Lushnje/Balla viziton nga afër kompaninë e eksportit të perimeve: Exportet janë rritur me 14% në tremujorin e parë 2022, krahasuar me një vit më parë

1

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë vizituar ditën e sotme kompaninë ‘Elian Export’ e cila kyen eksporte të perimeve të cilat prodhohen në hambarin e Myzeqesë në të gjitha vendet e rajonit si dhe në Europë. Në fjalën e tij Balla tha se Qeveria Shqiptare i qëndronë synimit të saj për 1 Miliard dollarë eksporte shqiptare bujqësore brenda mandatit të saj të tretë. “Exportet janë rritur me 14% në tremujorin e parë 2022 krahasuar me një vit më parë”, tha Balla. Sipas Ballës përkrahja e qeverisë shqiptare për bujqit do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe. Gjithashtu Balla tha se në këtë periudhë lufte, nuk mungon dhe bujaria dhe humanizmi, pasi kompania ‘Elian Export’ ka nisur dhe kamionë me lakër falas për në Ukrainë. Produktet e zonës së Myzeqesë konkurojnë me të gjithë botën dhe janë më të kërkuarat pasi kërkesa për këto produkte është gjithmonë në rritje