Ballina Sport Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

1

Kampione e evropes, gega rekord evropianLuiza Gega nuk zhgënjen pritshmëritë: kampione dhe rekormende e Europës, me një paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e 3000 metrave me pengesa, në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih. Askush nuk mbajti ritmin e dibranes në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që është tashmë edhe rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish, duke vendosur një rekord të ri europian. Natyrisht, kjo kohë e regjistruar nga Gega është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disipline, pasi atletja përmirësoi kohën që kishte vendosur në Lojërat Mesdhetare pak javë më parë.

Në momentet kur kaloi finishin (video poshte), Gega nuk arriti të mbante emocionet pasi shpërtheu në lot gëzimi dhe më pas ra në gjunjë në pistën e cila i dhuroi një sukses  të rrallë për atletikën shqiptare, qëajo vetë nuk do ta harrojë kurrë