Situata është kaotike në Ukrainë. Sirenat e luftës ndihen në të gjithë territorin e vendit dhe si pasojë, shumë qytetarë kanë zgjedhur për të braktisur pronat e pasuritë e të shpëtojnë jetën. Ata janë drejtuar kryesisht në Poloni.
Mediat e huaja shkruajnë se gjatë këtyre orëve, disa njerëz u ka rënë të fikët nga shtytja mes turmave në kufi, ndërsa besohet se një grua ka vdekur. Jeremy Myers, i cili ka qenë në kufi dhe ka parë nga afër situatën është shprehur:
“Një kaos i vërtetë, kishte valë të mëdha njerëzish që bërtisnin e ulërinin. Kishte fëmijë shumë të vegjël që qanin, tmerrues. U shënuan dhe incidente, pasi njerëzit akuzonin njëri-tjetrin se shtynin. Pamë një disa gra të shtrira në tokë, dikush, tha se një grua është shtypur për vdekje”.
Vlen të përmendet se sipas raportit të OKB, të paktën 150 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni dhe vendet e tjera fqinje.