Ballina Vendi Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me dëshirë

Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me dëshirë

1

Gjykata e Tiranës ka lënë të lira 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane që u arrestuan dy ditë më parë. Ato u akuzuan si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Vajzat të moshave nga 21 në 31 vjeç nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia ushtronin prostitucion në kryeqytet. Policia tha se ka arrestuar edhe një 30-vjeçare kolumbiane që konsiderohet si organizatore e këtij rrjeti.

Ato ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

U proceduan penalisht edhe 4 shqiptarë që kishin dhënë me qira banesat e tyre. Gjatë seancës gjyqësore kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur me dëshirë për të punuar si eskorta. Klientët i prenotonin përmes internetit në një faqe të dedikuar për këtë qëllim.