Ballina Lajme Social Lira Gjika: Ja cfare duhet ta pyesim fëmijën kur kthehet nga kopshti

Lira Gjika: Ja cfare duhet ta pyesim fëmijën kur kthehet nga kopshti

1

Prindër, aftësia për të bërë pyetje, të bësh pyetjen e duhur që të marrësh përgjigjen që kërkon, është mbase problemi më i madh i njeriut, pasi kërkon një organizim të mirë të mënyrës të të menduarit.

Të paktën, kështu kanë thënë dhe thonë filozofët dhe shkencëtarët. Dhe kjo mënyrë të menduari fillon ndërtohet në fëmijëri.

Kur fëmija kthehet nga kopshti nëna, babai, gjyshja, gjyshi, pra të rriturit, duhet ta pyesin:

Si shkoi në kopsht? Mësoi një gjë të bukur? Po ushqimi me çfarë ishte përgatitur dhe nëse i pëlqeu? Luajti me shokët dhe shoqet? Po me ndonjë shok u mërzit? Pse i mori lodrat apo ja mori dhe ai apo ajo? U ndje vetëm, u ndje i mërzitur? Po kur e ndihmoi edukatorja u ndje mirë?

Pyetjet konkrete të të rriturit, ndihmojnë fëmijën të kujtojë, ngjarjet e jetuara, kur ishte pa prindërit, vetëm në kopësht.

Fëmija fillon dhe kujton ngjarjen, veprimet që bëri, ndjesitë që provoi dhe fjalët që përdori ai vetë dhe fjalët e edukatores. Dialogu me të rriturin i tregon fëmijës sa i interesuar dhe i vëmendshëm është ai, i rrituri, për të.

E bën fëmijën të rijetojë edhe njëherë ngjarjet edhe i tregon modelin e një mënyre të komunikuari. Dialogu pyetje – përgjigje nxit fëmijën të mendojë