Ballina Lajme Lindi foshnjën rreth 5 kg, ndërron jetë 29-vjeçarja në maternitetin “Koço Gliozheni”

Lindi foshnjën rreth 5 kg, ndërron jetë 29-vjeçarja në maternitetin “Koço Gliozheni”

1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni”. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj rreth 5 kg.

Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrales. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është ranimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji, nuk ka pasur probleme në lindje. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për te konfirmuar shkakun.