Ballina Bota Lija e majmunit, paralajmëron OBSH: Europa mund të përballet më një rritje...

    Lija e majmunit, paralajmëron OBSH: Europa mund të përballet më një rritje të numrit të viktimave

    1

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar rritje të numrit të viktimave nga lija e majmunit.

    “Pritet një rritje e numrit të vdekjeve nga lija e majmunëve”, kështu ka deklaruar sot OBSH, ndërsa thekson se komplikimet serioze ende janë të rralla.

    Ndërkaq deri më tani nga lija e majmunit janë shënuar dy viktima, një në Spanjë dhe një në Brazil.

    “Duke pasur parasysh përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunëve në Evropë, ne presim më shumë vdekje,” tha në një deklaratë Catherine Smallwood, menaxherja e urgjencës në OBSH për Evropën.

    Më tej ajo shtoi se qëllimi duhet të jetë parandalimi i transmetimi të këtij virusi për të mos lejuar përhapjen në Europë.

    (BalkamWeb)