Ballina Vendi Letesohet levizja ne Greqi!Hiqet certifikata e vaksinimit dhe testi për udhëtarët...

Letesohet levizja ne Greqi!Hiqet certifikata e vaksinimit dhe testi për udhëtarët nga Shqipëria.

1

Duke nisur nga data 1 Maj, udhëtarë shqiptarë që do të shkojnë në Greqi nuk do të paraqesin në pikat e kalimit kufitar certifikatën e vaksinimit dhe testin anti-covid.Athina ka marrë vendimin e ri duke hequr të gjitha masat anti-Covid edhe për udhëtarët nga Shqipëria. Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Europën dhe Punët e jashtme e vendit tonë e cila thekson se nuk do të ketë më nevojë për certifikatë vaksinimi për të udhëtuar drejt Greqisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.