Ballina Rajoni Lëkundje tërmeti në Greqi

Lëkundje tërmeti në Greqi

1

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia të Greqisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti e kishte epiqendrën 12 kilometra në veri-verilindje të Amfilokisë, ose 245 kilometra në perëndim-veriperëndim të kryeqytetit dhe thellësi fokale 17.8 km.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Prevezë e Lefkadë, ashtu edhe në Patra.