tvkombi
tvkombi

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, 46 persona të plagosu

Bota

Publikuar ne:08:17 - 23/11/2022

TURQI- Lëkundje të forta sizmike në Turqi. 46 persona raportohen të lënduar njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike.

Tërmeti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në veriperëndim të Turqisë në lindje të Stambollit.

“Kemi 22 të plagosur, mes të cilëve një në gjendje kritike”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Sipas Agjencisë Turke të Mbrojtjes Civile (AFAD), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.9 ballë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë, ndërsa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Duje të Detit të Zi dhe pasuan disa pasgoditje, sipas AFAD. Ajo është ndjerë në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara.

Sizmologët kanë paralajmëruar së fundmi se ekziston mundësia që një tërmet i fortë të godasë Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, në të ardhmen e afërt.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Dujes, Faruk Ezlu, tha për televizionin CNN Türk se shumë banorë janë pushtuar nga paniku.

Ju sugjerojmë