Ballina Lajme Lekaj-Fier me koncesion, kalimi do të jetë më pagesë për 35 vite,...

Lekaj-Fier me koncesion, kalimi do të jetë më pagesë për 35 vite, fitues bashkimi i 9 kompanive

1

Kalimi përmes rrugës Lekaj-Fier do të bëhet me pagesë për të paktën 35 vite. Koncesioni është fituar nga bashkimi i 9 kompanive shqiptare, duke u bërë subjekti i vetëm që ka marrë pjesë në këtë proces. Sipas dokumenteve për realizimin është premtuar 320 milion euro investim, përfshirë dhe vendosjen e traut si dhe kabinave të pagesës së faturave.

Prokurimi i hapur për dhënien me koncesion të ndërtimit të aksit rrugor Lekaj-Fier, pjesë e korridorit blu, i është dhënë bashkimit të 9 kompanive shqiptare.

Për 46 kilometër kompanitë kanë premtuar se do të investojnë 320 milionë euro përshirë këtu edhe kabinat dhe traun ku do të bëhen pagesat.

Ndërsa pas marrjes së kontratës kalimi në këtë aks do të bëhet me pagesë me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.