Ballina Lajme Lejuan ndërtim tek Uji i Ftohtë”, procedohen penalisht për “shpërdorim detyre” 6...

Lejuan ndërtim tek Uji i Ftohtë”, procedohen penalisht për “shpërdorim detyre” 6 zyrtarë të bashkisë Vlorë

1

VLORË

Procedohet penalisht 1 shtetas që ndërtoi pa leje, në lagjen “Uji i Ftohtë” si dhe 6 zyrtarë të Bashkisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

– J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;
– K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

– R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;
– F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.