Ballina Vendi Lajm i mirë për tifozët,në Katar do të lejohet të pihet birrë

Lajm i mirë për tifozët,në Katar do të lejohet të pihet birrë

1

Na ndan edhe një muaj e gjysmë nga Botërori i Katarit. Organizatorët janë duke u marrë me përgatitjet e fundit në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret, teksa përveç pjesës që zhvillohet në dimër, fansat që do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet në stadium, duhet të mësohen edhe pa birrën.

Si një shtet mysliman, Katari nuk do të lejojë tifozët të shfaqen me birrë në duar në brendësi të stadiumit ndërsa diçka e tillë është konfirmuar së fundmi edhe nga FIFA, (kujtojmë se konsumimi i alkoolit në vende publike në Katar është i ndaluar me ligj).

Tifozët do të mund të konsumojnë birrë, apo alkool vetëm në stenda të caktuara jashtë stadiumit, stenda të cilat do të jenë të hapura deri në 30 minuta para se të startojnë ndeshjet, ndërsa do të rihapen sërish për një kohë të shkurtër pasi të përfundojnë sfidat.

Në fakt, vendimi i Katarit për konsumimin e kufizuar të birrës prek edhe vetë FIFA-n duke qenë se birra Budëeiser është një sponsor prej tre dekadash i FIFA-s që gjithsesi në fund është detyruar të dorëzohet para autoriteteve arabe.

Megjithatë, në brendësi të stadiumit, organizatorët do të lejojnë birrën Budëeiser pa alkool si dhe pije të tjera analkoolike, ndërsa të drejtën për shitjen e ka marrë Coca-Cola si një nga sponsorët më gjigant. Gjatë zhvillimit të Botërorit në Katar pritet që gjatë muajit nëntor-dhjetor, të mbërrijnë më shumë se një milionë vizitorë.

(BalkanWeb)