Ballina Vendi Lajçak vizitë tre ditore në Kosovë

Lajçak vizitë tre ditore në Kosovë

1

Kosovë- Zyra e BE në Prishtinë bën me dije se PPërfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën.

Vizita do zgjasë deri më 29 qershor dhe Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Kjo vizitë vjen pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor, ku nuk solli asgjë të re sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Ende nuk ka asnjë afat të qartë se kur do të përmbyllet ky proces.