Ballina Vendi Ky është çifti Lelaj, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, në...

Ky është çifti Lelaj, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, në aksin Levan-Tepelenë

1

javascript:”;

Një aksident tragjik ndodhi në aksin Levan-Tepelenë mbrëmjen e djeshme. Nga ky aksident humbën jetën Sokrat Lelaj dhe Fatbardha Lelaj. 54-vjeçari Lelaj i cili ishte punonjës i FNSH-së dhe në momentin që ndodhi aksidenti tragjik ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Ford” bashkë me gruan dhe vjehrrën Bylyre Salaj 78 vjeçe.

Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij kanë humbur jetën direkt në vendngjarje ndërsa bashkëshortja e tij ka mbërritur në gjendje kome në spital. Pa kaluar 60 minuta, Fatbardha Lelaj ka humbur jetën duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Ditën e sotme policia ka arrestuar shtetasin M. Skënderaj pasi ishte ai që drejtonte mjetin “Opel Zafira” i cili u përplas me makinën e 54-vjeçarit Lelaj. Ka qenë Skënderaj ai që ka bërë një parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima.

Nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur rëndë vetë M. Skënderaj, bashkëshortja e tij Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6-vjeçare.

Të tre ndodhen në trajtim mjekësor dhe gjendja paraqitet serioze për jetën.