Ballina Vendi Ky eshte 27-vjecari shqiptar, qe perdhunoje 17-vjecaren greke!Ndezi televizorin që të mos...

Ky eshte 27-vjecari shqiptar, qe perdhunoje 17-vjecaren greke!Ndezi televizorin që të mos dëgjoheshin britmat

1

Mediat greke kanë publikuar foton e 27-vjeçarit shqiptar që përdhunoi 17-vjeçaren greke. Kujtojmë se i riu u njoh me greken përmes Instagram-it, ndërsa pas kësaj ata u takuan. Shqiptari e mori 17-vjeçaren me makinë dhe e çoi në shtëpinë e tij ku edhe e përdhunoi.

Raportohet se ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte dhe më pas u zhvesh dhe nisi ta përdhunonte atë. Skena “horror” zgjati rreth gjysmë ore. Vajza u mundua që ta largonte me forcën që i kishte mbetur dhe i lutej që të ndalonte, por ai vazhdonte.

Ka qenë e reja ajo që e ka denoncuar atë në polici, ndërsa pas kësaj policia greke e arrestoi shqiptarin.