Ballina Bota Kush përfiton? Greqia jep lajmin e mirë për pensionet e emigrantëve shqiptarë

    Kush përfiton? Greqia jep lajmin e mirë për pensionet e emigrantëve shqiptarë

    1

    Parlamenti grek ka diskutuar projektligjin e ri që lehtëson dhënien e pensionit të plotë për emigrantët shqiptarë. “Qeveria është zotuar se në prag të zgjedhjeve se do të përmbushet kërkesa e emigrantëve nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për dhënien e pensionit të plotë kombëtar ”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë.

    Ndërkaq, drejtuesi i zyrës së Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Tsakloglou u shpreh se pavarësisht krizës dhe kufizimeve buxhetore, “qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët dhe me këtë projektligj të plotësojë kërkesat e tyre dhe të korrigjojë një padrejtësi”.

    Çfarë ndryshon në dhënien e pensionit kombëtar për emigrantët shqiptarë?

    Deri më tani, pensioni kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik kushtëzohej me qëndrimin e tyre në Greqi prej 40 vitesh.