Ballina Lajme Kurti: Rusia po ndez tensionet mes Kosovës dhe Serbisë! Barrikadat duhet të...

Kurti: Rusia po ndez tensionet mes Kosovës dhe Serbisë! Barrikadat duhet të hiqen

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Rusinë se po ndez tensionet mes vendit të tij dhe Serbisë. Per Kurtin, rritja e tensioneve mes dy vendeve është në dobi të Putinit, për shkak se u plagos rëndë pas pushtimit dhe agresionit të saj në Ukrainë, teksa Beogradi ndërmori hapin e parë në dislokimin e trupave në rajon.

Kurti është shprehur i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazhin e Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.

Kryeministri kosovar ka rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga NATO, të njohura si KFOR, për t’i bindur ata që ishin në barrikada të tërhiqeshin, por se ato nuk mund të lejoheshin të qëndronin më gjatë. Ai i përshkroi barrikadat si një hap drejt ndarjes së vendit, i cili ka qenë i pavarur nga Serbia që nga viti 2008.

Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.” ka thënë kryeministri i Kosovës ndërsa shton se “BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi. Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri.Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd”, tha Kurti.

Serbëve etnikë në veri të Kosovës, ku ata janë shumicë, kanë vendosur barrikada për më shumë se një javë, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për çmontimin e blloqeve ilegale të rrugëve.

Me rrezikun e rritjes së përleshjeve të dhunshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar NATO-s leje për të dërguar 1000 policë dhe personel të ushtrisë, duke përmendur nevojën për të mbrojtur komunitetet serbe. Kjo kërkesë, e para që nga përfundimi i luftës në Kosovë në 1999, me siguri do të refuzohet, por shqetësimi do të jetë se mund të jetë hapi i parë drejt një vendimi të njëanshëm për t’u dislokuar.

Pika kryesore e tensionit mbetet refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës. BE-ja ka kërkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që mund të shohë normalizimin e marrëdhënieve, por Kurti tha se lidhjet gjithnjë e më të thelluara midis Beogradit dhe Moskës ishin një pengesë për përparimin.

Një propozim franko-gjerman kishte sugjeruar që në këmbim që Beogradi të mos qëndronte në rrugën e pranimit të rajonit të shkëputur në OKB si një vend anëtar, Serbia do të merrte mbështetjen financiare të BE-së dhe një rrugë të shpejtë për anëtarësimin në bllok.

Kosova ka nevojë për miratimin e Serbisë për t’u bërë anëtare e OKB-së, sepse aleatët e tyre Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.

Vuçiç ka spikatur edhe kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Koordinimi mes ushtrive të dy vendeve është intensifikuar vitet e fundit.

Kurti tha se ai ende shpresonte që Serbia përfundimisht do t’i bashkohej BE-së së bashku me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

“Ka një luftë në Ukrainë, le të parandalojmë përhapjen. Pra, anëtarësimi në BE ndihmon. Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë përpara. Për Finlandën dhe Suedinë ishin tre vjet. Për Maltën dhe Qipron, 14. Mesatarja është nëntë. Dhe unë thashë publikisht, ‘Le të synojmë mesataren’. Unë shoh një gatishmëri të caktuar në BE për të menduar ndryshe pasi kontinenti është në luftë” tha Kurti.

Bëhen 11 ditë këtë të martë që disa pika kufitare në veri të Kosovës janë bllokuar nga barrikada të serbëve.

/rtsh.al/