Ballina Bota Kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës, protestuesit në Spanjë bllokojnë hyrjet në...

    Kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës, protestuesit në Spanjë bllokojnë hyrjet në portin e Barcelonës

    1

    Protestuesit në Spanjë të cilët kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburantit, kanë bllokuar hyrjet në portin e Barcelonës .

    Prej orëve të para të mëngjesit ato janë grumbulluar duke kundërshtuar rritjen e çmimit, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar edhe problematikë, pasi ka ngadalësuar ngarkimin shkarkimin e mallrave.

    Sipas mediave të huaja demonstratat kanë shkaktuar trazira, ndërsa lëvizjet që mbështesin protestën synojnë të arrijnë marrëveshje me qeverinë për të reduktuar çmimet e shtrenjta të karburanteve.