Ballina Vendi Kultivonte kanabis brenda shtëpisë,arrestohet 34-vjeçari nga Kurbini

Kultivonte kanabis brenda shtëpisë,arrestohet 34-vjeçari nga Kurbini

1

Finalizohet, nga Policia e Kurbinit, një tjetër operacion policor, i koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjatë operacionit, në një banesë, u zbulua një dhomë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në Kurbin.