Ballina Kulture Kujdes nga ngjyruesit ne produktet qe konsumoni!Ja si ti dalloni!?

Kujdes nga ngjyruesit ne produktet qe konsumoni!Ja si ti dalloni!?

2

Çdo gjë natyrale është shumë herë më e mirë se një ushqim i modifikuar, me ngjyra e aroma joshëse. Ngjyruesit ushqimorë kimikë raportohen se shkaktojnë shumë sëmundje, përfshirë edhe ato më të rënda si tumoret. Një ngjyrues kimik i quajtur Blue 1 që ndodhet te akulloret, ëmbëlsirat, por dhe në pije te ndryshme si ato me alkool, por edhe ato pa alkool e që konsumohen shpesh nga fëmijët konsiderohej me rrezik të ulët. Por një studim konkludoi se Blue 2 po në të njëjtën kategori si lëndë ngjyruese, lidhet me tumorin e trurit, kjo sipas eksperimenteve që u bënë në laboratorë mjekësorë. Red 40 është një tjetër ngjyrues që gjendet te ushqimet e procesuara si patatina dhe ushqime të tjera krokante me bazë drithrash të përpunuara, kryesisht të konsumuara nga fëmijët. Ky kimikat sjell simptoma si hiperaktivitet tek fëmijet, agresivitet, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi, kjo e lidhur dhe me lëndët konservuese që ndodhen te këto ushqime. Yellow 6, një ngjyrues tjetër që ndodhet te ëmbësirat, salçiçet, pijet me gaz, ndikon në rritjen e rasteve të tumorit në veshka dhe mbiveshkoret. Yellow 5 është lidhur me alergji, azëm, migrene, ankth dhe probleme në sjellje. Sipas një studimi në universitetin e Kalifornisë u vërtetua se pjesa më e madhe e ngjyruesve sjellin dobësim të sistemit tonë imunitar që na mbron nga sëmundjet, infeksionet dhe inflamacionet.