Ballina Vendi Kthehu në vendin tënd të derrave”, polici gjerman nën hetim për racizëm...

Kthehu në vendin tënd të derrave”, polici gjerman nën hetim për racizëm pas fyerjeve ndaj shqiptarit

1

Pas akuzës për racizëm kundër një oficeri gjerman të selisë qendrore të policisë së Hesse, zyra e prokurorit publik po merr përsipër hetime më komplekse.

Personi që dyshohet se është prekur nga ngjarja ndodhet në Shqipëri, gjë që e ndërlikon hetimin, tha të martën një zëdhënës i autoritetit hetimor në Giessen. Për të qenë në gjendje ta pyesin atë, duhet të përfshihen autoritetet përgjegjëse në vendin ballkanik.Një javë më parë u bë e njohur një video në internet që thuhet se tregon një oficer policie në Giessen duke bërë komente raciste ndaj një shqiptari. Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Prokuroria publike po heton zyrtarin policor për shkak të dyshimit fillestar për fyerje dhe nxitje të urrejtjes. Po ashtu, po vijojnë hetimet disiplinore, ka bërë të ditur zëdhënësi i komisariatit.Sipas prokurorisë publike, ende është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht ngjarja. Zëdhënësi tha se dyshohet të ketë qenë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Sipas kësaj, viktima e dyshuar është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar në Shqipëri. Objekt i hetimit është edhe akuza e burrit, sipas raportimeve të mediave, se ka tentuar vazhdimisht pa sukses të denoncojë oficerin në të kaluarën.
Përplasja mes policit gjerman dhe shqiptarit.Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.
-Jo, jo, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.
-Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehu në vendin tuaj të derrave