Ballina Lajme Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla shprehet nga selia e PS së...

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla shprehet nga selia e PS së Fierit për zgjedhjet vendore dhe skandalin e 520 mijë eurove. Balla: Për çdo ditë do të kemi lajme se drejtësia po funksionon.

1

Zgjedhjet e reja vendore, por edhe skandali i vjedhjes së 520 mijë eurove kanë qenë kryefjala e fjalës së kreu të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nga mjediset e selisë së forcës së tij politike. Me një ndjeshmëri të lartë përballë ngjarjes në fjalë balla ka pohuar se tashmë drejtësia shënon një fazë të re të saj. “Fakti që po hetohet për këtë çështje tregon se drejtësia po funksionon. Për çdo ditë do të kemi lajme se drejtësia po funksionon. Llumi duhet pastruar”,- ka pohuar Balla.

Ndërkohë që në vazhdim të fjalës së tij do të shtonte” “Ditën e hënë nis sesioni i ri parlamentar dhe apeli im është që historia që ne i bëjmë gjyqin njeri-tjetrit duhet të marrë fund. Ke diçka, çoje në prokurori. Ky është një standard që e kam zbatuar për të gjitha akuzat edhe personalisht për Sali Berishën.

Pastaj është organi i drejtësisë që vendos”. Lidhur me procesin e nisur në PS për zgjedhjet vendore Balla ka dhënë detaje mbi aktivitetin e strukturave për të përmbushur synimin e fitores në zgjedhjet vendore të këtij viti.

Partia Socialiste për këtë qëllim është në proces konsultimi që nga anëtarësia dhe strukturat, por edhe me qytetarin për zgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë PS në bashkitë e qarkut Fier. Sipas tij kjo forcë politike po vlerëson dhe kandidatura alternative, por ajo që është më e rëndësishme është puna që është bërë në këto vite nga drejtuesit vendor.