Ballina Lajme Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi, shpreh falenderime për banorët e...

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi, shpreh falenderime për banorët e njësisë së Levanit

1

Në vijim të takimeve me komunitetin Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi është takuar me banorët e Njësisë administrative Levan, ku u prezantuan punët e realizuara dhe u projektuan bashkërisht punët dhe investimet e vitit të ardhshëm.

Në mënyrë të vazhdueshme investimet në këtë njësi janë kryer për të siguruar jo vetëm një përmirësim të infrastrukturës rrugore e rritjes së prodhimit të bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe të rritjes së cilësisë së jetesës së komunitetit të kësaj njësie.

Investimi në rrugën gangrene të aksit rrugor Levan-Frakull ka zgjidhur dhe lehtësuar qarkullimin e automjeteve, banorëve dhe produkteve të fermerëve drejt tregjeve të qytetit të Fierit. Në drejtim të përmirësimit dhe punimit të sipërfaqeve bujqësore të kësaj zone janë kryer investime të rëndësime në drejtim të rehabilitimit të sistemit kullues, që i shërben dy njësive si Levanit dhe Darëzezës.

Përmes kësaj arrihen toka të ujitura e të kulluara, prodhim cilësor i garantuar si dhe ripërtëritje të bujqësisë! Një tjetër arritje në këtë drejtim ka qenë investimi në një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit. Dega e Martinës është një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit por edhe më gjerë. Kjo degë furnizohet nga kanali Vjosë-Levan-Fier.

Në njësinë administrative të Levanit janë të shumta investimet e bizneseve të fermerëve në drejtime të ndryshme agrobujqësisë dhe blegtorisë si rasti i ngritjes së kompleksit blegtoral me gati 200 krerë lopë të vëllezërve Grabova, plantacionet e mbjella me kivi dhe arra të vëllezërve Gjaci, serat e fermerit Klement Mihaj në fshatin Qarr në këtë njësi administrative që njeh një prodhimtari ë mbarë jo vetëm me luleshtrydhe, po mbjell dhe sipërfaqe të konsiderueshme serash me bizele dhe brokoli.

Rëndësi të vecantë i është kushtuar marrëdhënieve me komunitetitn ku është mbështetur Qendrën Komunitare Për Familjen apo dhe i investimet në sistemin arsimor kur pamjet e ofruara në shkollën “Dino Ismaili” që është një investim, i cili nuk mund të duket thjesht makete, por një realitet.

Një veçanti është dhe frekuentimi i Parkut të Madh natyror në Pyllin e Levanit ku mes hapësirave rekreative, ambiente sportive, çlodhëse e argëtuese nga janë qytetarët, por edhe nxënësit e shkollave të qytetit të Fierit. Gjatë këtij takimi kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shprehur falënderime dhe e mirënjohje për të gjithë komunitetit të cilët janë dhënë mbështetjen e tyre, por edhe kanë bashkëpunuar dhe investuar në këtë njësi administrative./Tv Kombi