Ballina Vendi Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi është takuar me banorë të...

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi është takuar me banorë të njësisë së Frakullës

1

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka prezantuar në njësinë administrative Frakull arritjet e deritanishme të realizuara deri më tani në këtë mandat. Në Frakull, kryetari Subashi ka bërë të ditur se cilat janë arritjet në këtë njësi administrative si në zhvillimin e infrastrukturës, në atë të rritjes së sipërfaqeve të punueshme, të vaditura dhe të kulluara përmes investimeve në sistemin e kanalizimit, në institucionet arsimore dhe ato të ujësjellës-kanalizimeve.

Prej vitesh tashmë kjo njësi është hequr nga zona e përmbytjeve të çdovitshme falë dhe investimeve të kryera në kanalin e Martinës apo edhe ngritjen e argjinaturës dhe mureve mbrojtës në brigjet e lumit Vjosë. Gjatë hartimit të buxheti të vitit të ardhshëm edhe në këtë njësi administrative janë marrë mendimet dhe sugjerimet e komunitetit.

Në këtë kontekst kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka diskutuar me komunitetit e pranishëm në këtë takim jo vetëm për çfarë është realizuar por edhe për të diskutuar mbi programimin bashkërisht të punëve dhe investimet e vitit që vjen, por edhe më tej.

Njësia e Frakullës ka qenë dhe stacioni i parë i vizitës së kryeministrit Edi Rama në turin e tij në bashkinë e Fierit. Tashmë kjo zonë njihet jo vetëm për prodhimin dhe tregtimin e luleshtrydheve, por edhe për ato të grumbullimit të prodhimeve si bujqësore dhe blegtorale. Gjatë takimit Subashi ka shprehur mirënjohjen për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin me komunitetin për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit social-ekonomik./Tv Kombi