Ballina Lajme Kryetari i bashkisë Armando Subashi është takuar me banorët e lagjeve “11...

Kryetari i bashkisë Armando Subashi është takuar me banorët e lagjeve “11 Janari” dhe “Kryengritja” me të cilët ka shpalosur synimet për vazhdimësinë e qeverisjes së kësaj bashkie.

1

vijim të takimeve të tij me banorët e qytetit të Fierit kryetari i bashkisë së Fierit është ndaluar në lagjet “11 Janari” dhe “Kryengritja”.

Duke analizuar çfarë është bërë dhe çfarë pritet të bëhet, Subashi ka bërë një përshkim të punëve të qytetit të Fierit, ku ka veçuar rehabilitimin e lumit Gjanica në dy faza dhe fillimin e fazës së tretë investuese e cila do të shtrihet nga ish-shtëpia e oficerëve deri në ish-furrat e bukës. Sipas tij me këtë investim qyteti i Fierit do të  fitojë një gjatësi lumi rreth 5 km tërësisht të ndryshuar. Ai ka kujtuar tetorin e vitit 2015, që shënoi dhe përmbytjen e fundit nga Gjanica pasi filloi puna për rehabilitimin e tij. Synimi, ka përmendur Subashi, është zhvillimi i pjesës lindore të lumit, si pjesë e asaj strategjie me qëllim që Fieri të kthehet në qendër të aktiviteteve të rëndësishme kulturore që zhvillohen në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij ai është ndalur në disa nga investimet e kryera në këto dy lagje, në të cilat ka veçuar si investime të afërta dy rrugë dhe një shesh mes pallateve. Ndërhyrjet në brendësi të lagjeve kanë qenë në filozofinë e punës së bashkisë së Fierit e cila me ndërmarrjen e punëve publike ka kryer punë të qenësishme.

Ndërkohë që një mori investimesh janë paraparë për vitet në vazhdim. Në bashkëpunim me qeverinë dhe me federatën  shqiptare të futbollit shumë shpejt do të fillohet nga puna për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit modern aq shumë i munguar për Fierin me dekada të tëra. Po përfundohet projekti i pallatit të sportit dhe do të shihet mundësia e financimit, punohet në rehabilitimin e rrugës “Kastriot Muço” me të njëjta standarde që janë vendosur me synim lidhjen e qendrës me spitalin “Memorial” rajonal. Është gati projekti dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna për rrugën “Aulona” nga rrethrrotullimi i QTU-së deri tek hekurudha, do të fillohet rikonstruksioni i unazës lindore të qytetit me të gjitha parametrat e saj urbanë nga rrethrrotullimi i Sheqit e deri te rrethrrotullimi i QTU-së. Është  përfunduar projekti dhe është gati të bashkëfinancohet vazhdimi i unazës perëndimore të qytetit e cila ka ngelur përgjysmë që para shumë vitesh nga anekset e stadiumit dhe deri te rrethrrotullimi i Azotikut.  Ndërkohë investimet realizohen me ritme të larta projektet e nisura duke vazhduar të quhet “Fieri, një kantier investimesh”.

Ne kësaj radhe duhet të jemi të gjithë bashkë rreth PS, qeverinë, Edi Ramës, sepse në fakt ne fierakët nuk kemi arsye të kemi dilema, se ne e kemi provuar Saliun, por edhe qeverinë e tyre. E dimë mirë sesa i nëpërkëmbur dhe i përçmuar ka qenë Fieri në kohën e qeverisjes së tyre, ku nuk ka marrë asnjë investim, asnjë projekt. Jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë kemi bërë në Fier në pak vite, nën qeverisjen e Edi Ramës, se me çfarë syri është parë Fieri në këto vite ku çdoprojekt që e kemi hartuar dhe prezantuar atje, ka njohur mbështetjen e plotë të kryeministrit, ka gjetur financimin dhe padyshim nëse është ky Fier, që kemi sot, çelësi kryesor i këtij suksesi dhe transformimi është mbështetja e madhe që kemi pasur nga Edi Rama.

Në 14 maj jo vetëm do të fitojmë për kryetarin e bashkisë, por ne do të marrim një rezultat shumë domethënës edhe për këshillin e bashkisë, ku Partia Socialiste me votat që do të marrë dhe me numrin e këshilltarëve do të tregojë edhe një herë që Fieri mbetet kryeqyteti i socialistëve. Kjo padyshim ka rëndësi, sepse ne mbas zgjedhjeve prapë duhet ta mbajmë kokën lart përpara gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe përpara qeverisë dhe kryeministrit dhe t’i themi ky është Fieri kryeqyteti i socialistëve, që e ka mbështetur partinë socialiste, qeverinë, Edi Ramën ndaj zoti kryeministër vazhdoni mbështetë Fierin me financime, me projektet të cilat ne i kemi gati”, u shpreh Subashi para banorëve fierakë.