Ballina Vendi Kryepolici Gledis Nano: Hetim nëse Ilvi Meta u vetëvar apo pati dhunë...

Kryepolici Gledis Nano: Hetim nëse Ilvi Meta u vetëvar apo pati dhunë në komisariat

1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e Policisë Kavajë ku gjeti vdekjen Ilvi Meta 31 vjeç.

Duket se ngjarja ka sjellë shqetësim në kupolën qeveritare dhe policore sepse vonë në mbrëmje pati një reagim të Policisë së Shtetit.

Ndryshe nga Policia e Tiranës që tha se Ilvi Meta u gjet i vetëvarur, Policia e Shtetit tha se “në Komisariatin e Policisë Kavajë, në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme”.

Duke pranuar se po hetohet dhunë e mundshme policore ndaj të riut, njoftohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Policia e Shtetit thotë se nuk është pjesë e këtij hetimi.

Më herët më 28 mars një tjetër i ri vdiq në komisariat, në Kamzë.

Organizata joqeveritare reaguan sonte duke akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë të egër ndaj të riut që të pranojë një vjedhje derisa i morën jetën