Ballina Lajme Kryen veprimtari të jashtëligjshme,18 punonjësit e burgut të Fierit dalin para gjykatës

Kryen veprimtari të jashtëligjshme,18 punonjësit e burgut të Fierit dalin para gjykatës

1

Nis seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 18 punonjëseve të burgjeve të Fierit, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

18 të akuzuarit do dalin përpara gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën që do caktohet ndaj tyre. Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjerë të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje. Seanca po mbahet në gjykatën e Tiranës dhe me dyer të mbyllura.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.

Në dosjen hetimore, thuhet se këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjerë të dënuar, kryejnë veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Procedurat e ndjekura në lidhje me vlerësimet e sjelljes së të dënuarve me objekt ulje dënimi, lirim me kusht, qëndrim në shpi dhe trajtimi i masave disiplinore për të dënuarit/paraburgosurve.

Pas shkeljeve të konstatuara gjatë hetimeve, prokurori Valikaj kërkoi masën e arrestit në shtëpi për:

Gerald Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Bashkim Meҁi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale ““Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Arbëri Gjërmeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre”

Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”,

Neritan Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Eduart Rrapaj administator i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier.