Ballina Vendi Kryen vepra penale,arrestohen disa shtetas ne Fier!

Kryen vepra penale,arrestohen disa shtetas ne Fier!

1


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 38 vjeç, pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një tendë në lokalin e shtetasit K. H. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. C., 38 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.