tvkombi
tvkombi

Kryeministri Rama, vlerson maksimalisht Bashkinë e Fierit dhe drejtuesin e saj, për “Punën titanike”të kryer ne transformimin e gjanicës por jo vetëm…

Vendi

Publikuar ne:08:41 - 02/08/2022

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme me drejtuesit vendor, Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar maksimalisht Bashkinë Fier dhe kryetarin e saj, në këmbënguljen dhe punën për t’i dhënë fund “pushtetit” të lumit Gjanicë mbi qytet gjatë vërshimeve të tij të shpeshta. “Punë titanike”, e ka cilësuar kryeministri Rama superimin e kësaj sfide të tejkaluar me sukses përfshirë edhe gjithe angazhimin me sistemin kullues e ujites, qe vijon prej 6 vitesh në bashkinë Fier.Po kështu kreu i qeverisë në një takim të zhvilluar me Kryetaren e Bashkisë Durrës,Emiriana Sako për mënyrën sesi bashkia bregdetare ka menaxhuar situatën me vatrat e zjarrit,ka vën ne dukje menaxhimin e mirë të situatës të krijuar me zjarret e rëna në Bashkinë e Fierit dhe të Beratit

Ju sugjerojmë