Ballina Bota Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

    Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

    1

    Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal mbërriti mëngjesin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Oksana Markarova, ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me Shmyhal këtë mëngjes.

    Biden pritet të japë së shpejti komente për luftën e Rusisë si edhe të shpallë ndihmën shtesë për sigurinë e Ukrainës. Gjithashtu me Shmyhal pritet të takohet edhe sekretarja e Thesarit të SHB-ve Jenet Yellen, tha një zyrtar i Thesarit.

    Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo dhe Ministri i Financave i Ukrainës Sergii Marchenko janë gjithashtu të pranishëm.

    Në takim, Yellen pritet t’i tregojë kryeministrit ukrainas se Shtetet e Bashkuara synojnë të ofrojnë “një financim shtesë prej 500 milionë dollarësh të menjëhershëm për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë operacionet kritike të qeverisë, si pagat, pensionet dhe programet e tjera, të nevojshme për të shmangur një përkeqësimi i situatës humanitare në Ukrainë.

    Kjo bazohet në mbështetjen e drejtpërdrejtë ekonomike prej 500 milionë dollarësh që presidenti Biden njoftoi në mars”, tha zyrtar i Thesarit.