Ballina Vendi Kryeministri Edi Rama stacionin e radhës për takimet me komunitetin ka zgjedhur...

Kryeministri Edi Rama stacionin e radhës për takimet me komunitetin ka zgjedhur atë të Fierit ku do të zhvillojë një sërë takimesh të paraparë në programin e vizitës

1

Gjatë kësaj të shtune Kryeministri Rama do të vizitojë disa qendra të rëndësishme të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore jashtë dhe vendit.

Ai do të përqëndrohet në sipërmarrjen e Olsi Hamataj i mirënjohur për prodhimin e luleshtrydhes në Kafaraj, në pikën e grumbullimit ‘’Fraeno’’ ku dhe do të këtë një takim me fermerët në oborrin e pikës së grumbullimit ‘’Fraeno’’, në Frakull. Në program është planifikuar dhe një bashkebisedim mbi zhvillimin e Turizmit në Qarkun e Fierit.

Ky takim do të mbahet në zonën turistike të Darzezës e organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit. Kryeministri Rama do kryejë një inspektim punimesh mbi lumin Gjanica, në qytetin e Fierit, punimet e së cilës janë në fazën e dytë. Pjesa politike do të vazhdojë në teatrin “Bylis” ku do të takohet Me drejtues vendorë të PS në qark.

Gjithashtu janë parashikuar takime me rininë, Gjatë ditës do t’ju përcjellim informacione rreth takimeve të mësipërme./Tv Kombi