Ballina Lajme Politike Kryeministri Edi Rama, ka përgëzuar punët dhe arritjet e bashkisë së Fierit...

Kryeministri Edi Rama, ka përgëzuar punët dhe arritjet e bashkisë së Fierit e drejtuar nga kryebashkiaku Armando Subashi, dhe ka garantuar vazhdimin e tyre pavarësisht situatës ekonomike globale.

2

Nga podiumi i llogaridhënies i ngritur në sheshin me pamje moderne kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punët dhe arritjet e bashkisë së Fierit e drejtuar nga kryebashkiaku Armando Subashi, por ka garantuar vazhdimin e tyre pavarësisht situatës ekonomike globale

. Nga ana e tij, duke falenderuar qytetarët e Fierit për mbështetjen dhe punët e mira që kanë bërë, kryebashkiaku Armando Subashi ka paraqitur arritjet e deritanishme si në qytet dhe njësitë administrative, por ka paraqitur synimet, objektivat dhe ambiciet për vitet në vazhdim. “

Rilindja urbane”ishte një nga gjetjet fantastike të Edi Ramës. Me mbështetjen e qeverisë, në pak vite, në mënyrë të paimagjinueshme edhe për më optimistin t’i nxryshojmë fytyrën qytetit, por jo vetëm qytetit, por edhe njësive administrative.

Nëpërmjet këtij programi ne konceptuam qendrën e qytetit tonë e cila së bashku me rehabilitimin dhe sistemimin e lumit Gjanica i kthyem qytetit jo vetëm krenarinë e humbur ndër vite nga babëzia e ndërtimeve pa leje, por i dhanë asaj vlerë nga pikëpamja arkitektonike, urbane dhe social-ekonomike”- theksoi në fjalën e tij Subashi. Kryebashkiaku ka ecur përmes retrospektivës çfarë ishte dhe çfarë është arritur në “Rilindjen urbane.

Kryebashkiaku Subashi iu ka kujtuar qytetarëve të tij ankthin 30 vjeçar të daljes nga shtrati të Gjanicë disa herë në vit duke sjellë dëme të konsiderueshme në biznese, infrastrukturë, banesa dhe jetë njerëzore. Në pak muaj mbaron investimi i fazës së dytë nga Ura me shkallë te Ura e Sheqit, për të vazhduar me fazën e tretë nga Shtëpia e oficerëve deri te Furra e bukës.

Duke u përqëndruar në arritjet Subashi ka përmendur investimet rrënjësore në krijimin e Parkut të qytetit, krijimin e një galerie të arteve figurative më e mira në vend. Subashi ka shpalosur arritjet në njësitë admistrative në elementët jetësorë infrastrukturën rrugore, atë arsimore, kanalet ujitës edhe kullues, shkollat, kopshtet, qendrat shëndetësore etj.

Zhillimet në njësitë administrative kanë mundësuar daljen e produkteve në tregjet e shumicës dhe pakicës, të gjësë së gjallë duke ndikuar ndjeshëm në të ardhurat dhe ekonominë e fermerëve. Në prezantimin e arritjeve Subashi është ndalur në arritjet mjedisore, të shtresave në nevojë dhe infrastrukturën sportive.

Por nuk kanë munguar dhe synimet për vitet në vijim në kuadër dhe të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.

Qendra komunash të ri konceptuar në mënyrë moderne, rrugë, shkolla të reja, ferma dhe bashkëpunime me Bashkinë ishin disa syresh. Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi e ka mbyllur fjalën e tij me shprehjen e Kryeministrit Rama se”Nuk keni parë gjë akoma”.