Ballina Vendi Kryeministri publikon foto nga investimi ne Pediatrine e Fierit:Kushte shumë më...

Kryeministri publikon foto nga investimi ne Pediatrine e Fierit:Kushte shumë më të mira,për të gjithë pacientët e vegjël!

1

Një tjetër investim nga qeveria në kuadër të modernizmit të sistemit shëndetësor është edhe Pediatria e re në Spitalin e Fierit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga Pediatria e re, e cila tashmë ofron shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.

“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e re në Spitalin e Fierit, me kushte shumë më të mira, shumë më miqësore dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.