Ballina Vendi Kryebashkiaku Subashi ndihet krenar me arritjet e deritanishme në bashkinë e Fierit,...

Kryebashkiaku Subashi ndihet krenar me arritjet e deritanishme në bashkinë e Fierit, synon për më tej zhvillimin.

1

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim me krerët e të zgjedhur vendorë për të bërë një bilanc të punës në vigjilje të sezonit të fundit të mandatit të tyre dhe kur Shqipëria e shqiptarët, kërkojnë sot më shumë se asnjëherë tjetër nga të zgjedhurit e tyre.

Në këtë takim gjatë fjalës së tij kreu i bashkisë së fierit ka pohuar se tashmë nuk rëndojnë mbi shpinë të këtij institucioni borxhet e krijuara si pasojë e strukturimit të njësive vendorë në kuadër të reformës zgjedhore Në momentin e krijimi të bashkisë së Fierit me 10 njësi vendore u trashëguan 363 milionë lekësh detyrime që u likuiduan 100 përqind brenda vitit të dytë të mandatit të parë.

Subashi ka bërë të ditur rritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të ndërmarrjeve të kësaj bashkie duke bërë të mundur të përballohen me sukses të gjitha problematikat e kësaj bashkie, me përjashtime të rralla të punëve që kërkojnë më shumë mbështetjen. Këto ndërmarrje janë fuqizuar me fuqi punëtore, me inxhinierë dhe pajisje të punës. Kryebashkiaku Subashi ka pohuar se në sajë të realizmit të projekteve të rilindjes tashmë Fieri ka një pamje tjetër dhe këto arritje janë në sajë të mbështetjes së qeverisë shqiptare, por edhe përkushtimit të punonjësve

Në pesë arritjet që janë analizuar gjatë këtij takimi Subashi ka pohuar se arritjet janë si në qytet dhe në zonat rurale, duke veçuar si investimet në sistemin rrugor të zonave rurale duke mundësuar kështu hyrjen e bizneseve dhe grumbullimin e produkteve bujqësore, në rikonstruksionet dhe mirëmbajtjen e institucioneve shkollore, zgjerimin e tregjeve që kanë sjellë përfitime për komunitetin e kësaj bashkie duke ndryshuar totalisht situatën e mëparshme. Sipas tij investimet në bujqësi, në sistemin kullues dhe vaditës kanë bërë të mundur ardhjen e ujit te parcelat e fermerëve pas 30 viteve. Subashi ka përmendur dhe ndryshimin e faqes së qytetit të Fierit në qendër të tij me investimet në lumin Gjanica, në rrugët e brendshme të qytetit, në tortuare dhe ndriçim që sipas tij para vitit 2015 as që bëhej fjalë të përmendeshin. Duke iu referuar vazhdimësisë së investimeve dhe punës së bashkisë së Fierit, Subashi do të vinte theksin në vazhdimin e investimit mbi lumin Gjanica, investimet në rrjetet e ujësjellësve të fshatrave që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të Darzezës dhe Semanit si pika të turizmit të Fierit. Një investimin jetik sipas tij mbetet zgjerimi i urës mbi lumin Vjosa për ti dhënë fund një herë e mirë çfarë ndodhte përgjatë këtyre viteve me përmbytjet. Kryebashkiaku Subashi ka bërë të ditur se synimet dhe ambiciet për vitin 2025 tashmë janë përcaktuar qartë dhe do të punohet për realizmin e tyre duke u mbështetur në të ardhurat bashkiake dhe fondet e qeverisë.

Për ta bërë më konkrete punën e kësaj bashkie ishte ideuar një katalog fotografik me arritjet në këtë bashki si në qytet dhe zonat urbane. Aty të pranishmit kanë parë punën kolosale të kësaj bashkie dhe stafit të saj deri në periudhën e tanishme. Bie në sy ndryshimi shumë i madh me ish gjendjen e mëparshme të qendrës së qytetit, rrugëve të fshatrave dhe lagjeve të brendshme të qytetit. Të gjitha këto investime e kanë shndërruar qytetin e Fierit me parametrat e një qyteti europian.