Ballina Bota Kryebashkiaku i Kievit, liderëve evropianë: Çdo euro që merrni nga Rusia është...

    Kryebashkiaku i Kievit, liderëve evropianë: Çdo euro që merrni nga Rusia është gjak ukrainas

    2
    Kyiv mayor Vitali Klitschko reacts on a check-point on Kyiv outskirts on March 6, 2022. (Photo by Genya SAVILOV / AFP) (Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)

    Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, u ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara me “gjak” dhe ndihmojnë për të financuar ushtrinë e saj.

    “Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak; janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas”, tha ai.

    Klitschko gjithashtu foli gjenocidin e rusëve ndaj ukrainasve ​​pas një vizite në qytetet periferike të Kievit si Bucha këtë javë, raporton BBC.